Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reagon Gjykata Kushtetuese: Mbrojtja e gjyqtarëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit!
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi këtë të hënë pas një seance gjyqësore. Në një deklaratë zyrtare, Gjykata Kushtetuese përcjell ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, ndërsa thekson se “Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj parimeve themelore të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës”. Më tej, Gjykata Kushtetuese thekson se mbrojtja e së drejtës për jetë, si dhe e sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve, qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe të publikut të gjerë është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit. Kjo sipas Kushtetueses kërkon veprime të menjëhershme, të vendosura dhe të qëndrueshme. REAGIMI I PLOTË “Gjykata Kushtetuese e...