Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit pasi dha vendimin, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit kalaja në krye të detyrës. Teksa i shprehin ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, theksojnë se cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, “Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat. Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton gjithçka...