Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e gjyqtarit, Kushtetuesja: Mbrojtja e jetës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit
Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Në deklaratën e saj, Gjykata Kushtetuese shpreh tronditjen dhe dhimbjen më të thellë për humbjen e jetës së gjyqtarit, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. ‘Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj vetë parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës’, thuhet në reagim. Gjykata thekson se mbrojtja e jetës, sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve dhe qytetarëve që kërkojnë drejtësi është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, që kërkon veprim të...