Aubrey O’Day reagon pas dënimit të P. Diddy: Artistët e rinj të kenë kujdes nga pushteti që abuzon

Aubrey O’Day reagon pas dënimit të P. Diddy: Artistët e rinj të kenë kujdes nga pushteti që abuzon

Pas dënimit me më shumë se katër vjet burg të P. Diddy, ish-anëtarja e grupit “Danity Kane”, Aubrey O’Day, ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetin social X, duke paralajmëruar artistët e rinj për rreziqet që fshihen pas famës dhe industrisë muzikore. Në një deklaratë të sinqertë, O’Day u bëri thirrje të gjithë artistëve të rinj që të jenë të kujdesshëm ndaj individëve në pozita pushteti që tejkalojnë kufijtë e tyre personalë. “Le të shërbejë kjo si një paralajmërim për individët e rinj dhe ambiciozë që po ndjekin ëndrrat e tyre”, shkroi ajo, duke shtuar se pasojat e abuzimeve shpesh nuk reflektojnë realisht dhimbjen që përjetojnë viktimat. Artistja theksoi se nëse dikush në një pozitë autoriteti kërkon më shumë sesa duhet, është thelbësore...