Pas dy dekadash, Nicole Kidman rikthehet si ambasadore e Chanel

Pas dy dekadash, Nicole Kidman rikthehet si ambasadore e Chanel

Pas më shumë se dy dekadash nga fushata ikonike për parfumin Chanel No. 5, e realizuar nga regjisori Baz Luhrmann, Nicole Kidman është bashkuar sërish me Chanel si ambasadore e re e shtëpisë së modës. Aktorja fituese e Oscar-it do të bëjë paraqitjen e saj të parë në sfilatën debutuese të Matthieu Blazy si drejtor kreativ i Chanel, ku do të shfaqet me një këmishë të bardhë të stilit mashkullor dhe xhinse të gjera, pamja e parë nga koleksioni shumë i pritur. Kidman ishte një nga figurat e para që e ktheu një sfilatë mode në një ngjarje të pop kulturës, kur mori pjesë në shfaqjen pranverë 2005 të Chanel të organizuar nga Karl Lagerfeld. Ajo ka mbetur një pjesë e pandarë e historisë së...