Vrasja e gjyqtarit, reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës

Vrasja e gjyqtarit, reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, nga Elvis Shkambi.  “Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.  Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.  Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton  gjithçka që...