Nisma “Thurje” mbështet Binajn për Tiranën, Shabani: Nder të punoj me të për ushqimin falas në shkolla, transportin dhe..

Nisma “Thurje” mbështet Binajn për Tiranën, Shabani: Nder të punoj me të për ushqimin falas në shkolla, transportin dhe..

Nisma Thurje ka vendosur të mbështesë kandidaturën e pavarur të Florian Binajt për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Nismës Thurje dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, përmes një reagimi publik.  “Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm,” – shkruan Shabani.  Sipas tij, Florian Binaj ka dëshmuar përkushtim ndaj qytetarëve në kauza të shumta publike dhe mjedisore.   “Me Florin kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale,” – theksoi Shabani.  Në rolin e gazetarit, thotë Shabani, Binaj është...