Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjyqtari u vra brenda sallës së gjyqit/ Trupi i pajetë niset drejt Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejshëm
Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja është transportuar nga spitali i Traumës drejt Mjekësisë Ligjore. Kalaja u dërguar në spitalin e Traumës pa shenja jete dhe mjekët nuk arritën të bënin asgjë për gjyqtarin i cili u qëllua me armë në sallën e gjyqit nga autori Elvis Shkambi. Janë publikuar pamje nga momenti kur efektivë të policisë ndodhen në spitalin e Traumës dhe fusin në automjet trupin e pajetë të gjyqtarit. Në spital ndodhen edhe dy të plagosurit të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për...