LIVE/ Masakra në Gjykatën e Apelit, si u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Nga arrestimi, te dëshmia e autorit 30-vjeçar, çfarë dihet deri më tani

LIVE/ Masakra në Gjykatën e Apelit, si u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Nga arrestimi, te dëshmia e autorit 30-vjeçar, çfarë dihet deri më tani

Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, Tiranë. 19:29 Vrasja e gjyqtarit në sallën e Gjykatës së Apelit Tiranë, reagon Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri Pas ngjarjes së rëndë, ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Delegacioni deklaron se e dënon me forcë këtë akt kriminal, dhe vë theksin te siguria e nevojshme në sallat e gjyqit. 19:22 Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagojnë familjarët që fituan në Apel çështjen e pronësisë kundër familjes Shkambi: Kemi jetuar nënë kërcënim Përfaqësuesit e familjeve të godinave ku familja Shkambi pretendon se është...