Eno Bozdo: Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor

Eno Bozdo: Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Në reagimin e tij publik, Bozdo e cilësoi vrasjen si një akt kriminal dhe të paprecedentë që trondit themelet e shtetit dhe rendit kushtetues. Reagimi i Eno Bozdos: Të tronditur kemi mësuar lajmin tragjik për ekzekutimin me armë zjarri të gjyqtarit të Apelit,  Astrit Kalaja, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar dhe kriminal, që përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit, drejtësisë dhe...