Vrasja e gjyqtarit, reagon SPAK: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata!

Vrasja e gjyqtarit, reagon SPAK: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata!

spak-astrit kalaja TIRANË- Një tjetër reagim për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit në ambientet e Gjykatës së Apelit, ka ardhur edhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Prokuroria e Posaçme ka dënuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së paprecedentë të gjyqtarit Kalaja. Sipas SPAK, krimi brenda tempullit të drejtësisë, duhet të shërbejë si një nevojë emergjente për të rritur sigurinë nëpër gjykata. Reagimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë,...