Del fotografia e autorit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja me tre plumba brenda gjykatës

Del fotografia e autorit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja me tre plumba brenda gjykatës

Del fotografia e autorit që qëlloi me tre plumba gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës. Imazhi që përhapet në rrjetet sociale dhe mediat tashmë ka ndezur debate mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë dhe përgjegjësitë e kontrolleve të brendshme.  Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit. Elvis Shkambi ishte në një proces gjyqësor për një pronë në Shkodër, teksa çështja kishte kaluar në Apelin e Tiranës. Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij i pranishëm në seancë, Gjon Shkambi, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala...