Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, krimi jehonë në mediat ndërkombëtare

Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, krimi jehonë në mediat ndërkombëtare

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë krimit në Gjykatën e Apelit, ku u vra me armë zjarri gjatë seancës gjyqtari Astrit kalaja.  The Guardian: Gjyqtari i vrarë në të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri  Një burrë hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të hënën, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, tha policia. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.  Sipas policisë, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E. Sh. Kalaja vdiq ndërsa po transportohej në spital.  Autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth ndonjë motivi apo natyrës së çështjes që po dëgjohet. Lista e çështjeve që gjendet në...