Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Dhoma e Avokatisë: Goditje për gjithë sistemin e drejtësisë!

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Dhoma e Avokatisë: Goditje për gjithë sistemin e drejtësisë!

Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë. Në një deklaratë për mediat, Dhoma shkruan se, kjo ngjarje përbën një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia, e konsideron këtë ngjarje një thirrje alarmi për të gjithë profesionistët e drejtësisë. Reagimi Dhomës së Avokatisë:   Te tronditur thellësisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambientet e gjykatës te Gjyqtarit te Gjykatës se Apelit te Juridiksionit te Përgjithshëm, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja,  trupa e avokateve i përcjell familjes ngushëllimet me te thella . Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për te gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetit te se drejtës. Kjo ngjarje,...