“Alarm kombëtar”/ Vrasja e gjyqtarit, reagon Gjekmarkaj: Një akt barbar, sistemi i drejtësisë ka dështuar

“Alarm kombëtar”/ Vrasja e gjyqtarit, reagon Gjekmarkaj: Një akt barbar, sistemi i drejtësisë ka dështuar

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj nëpërmjet njëpostimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalajës. Ai  shprehu ngushëllimet familjes së gjyqtarit, ndërsa tha se vrasja ishte një akt barbar dhe i papranueshëm, cili ka goditur në zemër drejtësinë shqiptare. Gjekmarkaj shtoi më tej se vrasja e Kalasë, është një alarm kombëtar dhe një sinjal që sistemi i drejtësisë ka dështuar. Postimi i plotë i Agron Gjekmarkaj Vrasja që ndodhi sot në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, është një akt barbar dhe i papranueshëm që ka goditur në zemër drejtësinë shqiptare. Kjo vrasje është një alarm kombëtar, një sinjal se sistemi ynë i drejtësisë dhe sigurisë ka dështuar në mënyrën më të turpshme. Ngushëllimet më të thella i...