Ministrja e Brendshme reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt barbar, Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë brenda gjykatës

Ministrja e Brendshme reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt barbar, Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë brenda gjykatës

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Koçiu u shpreh thellësisht e tronditur nga ngjarja dhe dënoi me ashpërsi vrasjen, duke e cilësuar si një akt barbar dhune. “Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve,” – tha ministrja në një deklaratë publike. Ajo theksoi se Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar, Elvis Shkëmbi, por theksoi se Policia nuk ka përgjegjësi...