Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministrja vonon, por nuk harron: Dy orë më vonë, kujtohet edhe Koçiu që është Ministre e Brendshme
U deshën dy orë që Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, të kujtohej se në mes të Tiranës, brenda sallës së gjyqit, u vra një gjyqtar. Ndoshta lajmi nuk i shkoi menjëherë, ndoshta po mendonte si të formulohej reagimi… ose ndoshta po kontrollonte nëse Policia e Shtetit kishte lidhje me ngjarjen – për t’i larë duart menjëherë. Dhe ashtu bëri. Në reagim, përveç “ngushëllimeve” dhe “tronditjes së thellë”, sqaroi me qetësi se Policia nuk ka asnjë përgjegjësi për sigurinë brenda gjykatave. Domethënë: “Jo për fajin tim!” Ndërkohë, qytetarët pyesin:– Po çfarë pune ka Ministrja e Brendshme, nëse jo rendi e siguria publike?– Dhe kur nuk reagon shpejt në raste si ky, kur do reagojë? Por e rëndësishme është që reagimi erdhi. Edhe pse me vonesë. Edhe...