Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Video tronditëse: Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja transportohet drejt Traumës
Ky është momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja transportohet tek spitali i Traumës. Kryeqyteti u trondit mesditën e sotme nga tre të shtëna me armë zjarri në sallën e Gjykatës së Apelit, të cilat i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja. Fatkeqësisht, gjykatësi nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital. Një çështje gjyqi lidhur me një pronë në qytetin e Shkodrës u bë shkak i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që xhaxhai i autorit, të identifikuar si Elvis Shkëmbi, e kishte paralajmëruar vetëgjyqësinë në vitin 2023. Sakaq, dy persona të tjerë nga pala tjetër në ccështjen gjyqësore mbetën të plagosur, babë e bir të cilët janë të Trauma jashtë rrezikut për jetën.