Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dhoma e Avokatisë dhe KSHH dënojnë vrasjen e gjyqtarit: Godinat e drejtësisë të merren në mbrojtje
Dhoma e Avokatisë dhe Këshilli Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka dënuar aktin e paprecedentë në sallën e gjyqit, me pasojë vdekjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. “Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Kjo ngjarje, për këdo, është një thirrje alarmi për sigurinë: së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatët për thellimin e punës në ndërgjegjësimin e palëve në proceset penale, civile dhe administrative, për çfarë u takon ligjërisht dhe për pritshmëritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët,” thuhet në deklaratën e kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia. Organizata joqeveritare, KShH-ja, e cila e ka fokusin të mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore...