Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjykatësit, Bardhi kërkon dorëheqjen e dy ministrave që sapo u emëruan…
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe atij të drejtësisë pas krimit të rëndë në gjykatën e Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Sipas Bardhit, vetëgjyqësia ndaj vendimeve të gjykatës ka nisur pas sulmeve të hapura të kryeministrit ndaj drejtësisë. “Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur nga sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve për vendimet që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës. Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të...