Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë në vend
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shpreh ngushëllime familjes Kalaja dhe të afërmëve të tij, si dhe dënon aktin kriminal. Berisha kërkon dënim të rreptë për autorin e vrasjes. “Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e...