Presidenti Begaj dënon ashpër vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Jam thellësisht i tronditur

Presidenti Begaj dënon ashpër vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Jam thellësisht i tronditur

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë pasditës së sotme, ku u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja. Kreu i Shtetit dënoi me forcë aktin duke e cilësuar si një goditje ndaj vetë themeleve të drejtësisë dhe shoqërisë. “Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale,” – tha Presidenti Begaj. Kreu i Shtetit...