Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgje
                            Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë treditore në Shqipëri dhe në Kosovë, që do të përqendrohet në mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimin e një burgu në njërin prej këtyre shteteve. Një marrëveshje për dhënien me qira të qelive Kosova ka me Danimarkën. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë në detyrë të Drejtësisë për mundësinë e një marrëveshjeje për burgjet edhe me Belgjikën dhe është ende në pritje të përgjigjes. Kjo vizitë e dy ministreve belge do të përqendrohet në fuqizimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, rimarrjen e aseteve kriminale jashtë vendit dhe trajtimin e mbipopullit në burgjet belge dhe migrimit. Ministret, sipas DeMorgen, që janë...