Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit në Apel, të plagosur edhe babë e bir! Si paraqitet gjendja e tyre
Të shtënat e ndodhura në Gjykatën e Apelit në Tiranë këtë të hënë, 6 tetor, i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë. Sipas të dhënave të deritanishme, të dy ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht ata nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën. Të shtënat u raportuan rreth orës 16:00 të kësaj të hëne, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua nga policia, e cila ndërhyri menjëherë sapo u njoftua për ngjarjen e rëndë. Ai është Gj. Shkëmbi dhe mësohet se ishte palë në një proces gjyqësor për çështje pronësie. Policia sekuestroi edhe armën e krimit. Fillimisht u raportua se gjyqtari Kalaja kishte mbetur i plagosur, megjithatë pak kohë...