Vlahovic me valixhe në duar, Juventus gjen pasuesin e serbit. Kushton 35 milionë euro

Vlahovic me valixhe në duar, Juventus gjen pasuesin e serbit. Kushton 35 milionë euro

6 Tetor 2025 17:04 Telesport Dusan Vlahovic do të largohet nga Juventus gjatë merkatos së janarit. Bardhezinjtë nuk duan ta humbin falas lojtarin në verë, ndaj po përgatiten për shitjen e tij në janar. Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit po punojnë që tani për të gjetur zëvendësuesin e Vlahovic në sulm. “TEAMtalk” raporton se objektivi kryesor i Juventus për të forcuar sulmin dhe për të zëvendësuar Vlahovic është Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian, aktualisht i dëmtuar, pasi nuk e ka marrë veten nga dëmtimi i rëndë i sezonit të kaluar, pritet të largohet nga Arsenal gjatë merkatos së janarit. Vlera e tij mendohet të jetë rreth 35 milionë euro. Gabriel Jesus do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësira tek londinezët, ndaj një transferim në Serie...