Plas në PD! Komisioni i Apelimit del kundër mbështetjes së Berishës për Binajn

Plas në PD! Komisioni i Apelimit del kundër mbështetjes së Berishës për Binajn

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se kryesia e PD-së ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në PD, e cila thotë se e kundërshton këtë vendim si antistatutor. Ajo thotë se, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, kërkon që vendimi i Kryesisë së PD-së për të mbështetur Florian Binajn të anulohet. Kjo kërkesë i është drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe Kryesisë së PD-së. Po ashtu, për dijeni, kërkesa i adresohet dhe Grupit Negociator të propozuar nga Kryetari i PD-së, për negociatat me partitë opozitare...