Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Autori i vrasjes së gjyqtarit brenda Gjykatës së Apelit, ja çfarë deklaronte dy vite më parë jashtë institucionit
Gjon Shkambi është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit, si dhe plagosjes së dy personave të tjerë, babë e bir. Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediart duke mohuar akuzat. Ja çfarë deklaronte dy vite më parë autori i vrasjes së gjyqtarit: Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat. Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion...