Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Asnjë fitore përgjatë gjithë sezonit, prestigjiozja italiane analizon problemet e Ferrarit: Nuk është faji vetëm i keqmenaxhimit
Sezoni aktual i Formula 1 ka treguar se parashikimet mbi performancën e makinave shpesh nuk korrespondojnë me realitetin. Një shembull i qartë është Ferrari SF-25, e cila në Baku doli shumë larg pritshmërive, pavarësisht një fillimi premtues në provat e së premtes, ndërsa gara në Singapor sërish nuk solli një rezultat premtues, me “kokëkuqen” që vijon pa asnjë fitore këtë sezon. Sipas Gazzetta dello Sport, problemi kryesor i Ferrarit nuk qëndron vetëm te menaxhimi i dobët i makinës gjatë fundjavës, por tek karakteristikat e dizajnit të SF-25, të cilat u theksuan edhe më shumë pas prezantimit të pezullimit të pasmë të modifikuar në Belgjikë. Drejtori teknik Loic Serra vendosi të fokusohej te dinamikat e makinës dhe pezullimi, në vend të zhvillimeve aerodinamike, për të siguruar...