Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës ku në Gjykatën e Apelit, gjyqtarie Astrit Kalaja u qëllua për vdekje. Sipas burimeve, autori Gjon Shkambi qëlloi me armë zjarri në sallën e gjykatës, duke lënë të vdekur gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, babë e birë. Kush ishte Astrit Kalaja? Astrit Kalaja ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor. Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e...