Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sali Berisha reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Krimi kontrollon rendin në vend!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ekzekutimit me armë zjarri të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Duke e cilësuar ngjarjen si një akt të shëmtuar dhe kriminal, Berisha shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e gjyqtarit të ndjerë, ndërsa theksoi se kjo vrasje është një dëshmi e qartë e kontrollit që ka krimi mbi rendin në Shqipëri. Ai kërkoi dënim maksimal për autorët dhe porositësit e këtij krimi të rëndë, që ka tronditur themelet e institucioneve të drejtësisë në vend. Reagimi i plotë i kreut të PD, Sali Berisha: Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja. Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në zyrën e tij, pra në detyrë,...