Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja
Astrit Kalaja TIRANE- Ngjarje tragjike në sistemin e drejtësisë shqiptare. Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda që mori gjatë një sulmi me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Sipas burimeve për ZËRI, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, Kalaja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën pak minuta pas ngjarjes së rëndë. Sulmi i rëndë ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, kur një person ende i paidentifikuar për publikun hapi zjarr ndaj gjyqtarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se edhe dy persona janë plagosur, gjendja e të cilëve ende nuk dihet./ZËRI