Atentati në Sarandë, dyshohet se tritoli ishte vënë poshtë makinës 2 ditë para ngjarjes

Atentati në Sarandë, dyshohet se tritoli ishte vënë poshtë makinës 2 ditë para ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me atentatin ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë. Nga hetimet e deritanishme nga grupi hetimor burime për A2CNN bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se autorët e kanë vendosur tritolin në mjetin tip “Toyota” të 58-vjeçarit dy ditë para ngjarjes. Lënda eksplozive rreth 500 gramë është instaluar nga autorët poshtë automjetit në vendin e shoferit. Sa i përket dinamikës së ngjarjes, para atentatit Isuf Jaçaj ka qenë në një lokal duke konsumuar kafe në lagjen nr.3 aty ku ka edhe banesën e të birit rreth orës 22 e 45 minuta dhe pasi ka dalë nga lokali është futur në makinë, ka ndezur mjetin dhe pasi ka ecur rreth 20 metra dhe më pas është kryer...