28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy nga një plumb gome gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Ajo bëri me dije se pas konsultës me ekipin e mjekëve janë konstatuar disa shenja pozitive dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar. Për të vijuar trajtimin, është vendosur që i riu t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në një klinikë të specializuar në Itali, ku do të bëhet heqja e trupit të huaj. “Do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e spitalit të Traumës, me Dr. Elvis Veli, shefi i sherbimit te ORL, Okulistike dhe Kirurgji Maksilofaciale që kreu dje operacionin dhe mjekët e shërbimit...
Burimi:
kohajone.com