Kandidati që i bën të ndjehen mirë të gjithë

Kandidati që i bën të ndjehen mirë të gjithë

Nga Skënder Minxhozi/   Florian Binaj është një aktor i shkëlqyer humori. Ka bërë për të qeshur e ka argëtuar mijëra njerëz në dekadat kur mori pjesë në spektaklet e humorit. Ka bërë shumë më pak njerëz gjithsesi që të reflektojnë e të futen në mendime më vonë, kur ka dashur të flasë seriozisht dhe kur është munduar t’i japë një drejtim ndryshe karrierës së tij artistike. Ja që sot e gjejmë në një moment kulmor të kësaj karriere që është munduar të ndërtojë në vitet e fundit: si përfaqësues i opozitës në krye të një fushatë komplekse si ajo për bashkinë e Tiranës. Kandidimi i Binajt si i pavarur, por i mbështetur nga PD e partia e Adriatik Lapajt, është jo vetëm një surprizë,...