Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj pret liderët e Ballkanit në Samitin e Brdo Brijunit: Shqipëria në BE në 2030-ën!
Samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t mblodhi në qytetin e Kavajës udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Ky takim i nivelit të lartë, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj kishte në fokus dialogun rajonal dhe procesin e integrimit europian të vendeve të rajonit. Samiti nisi me fjalën hapëse, ku kreu i shtetit Begaj e vuri theksin tek rëndësia e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit europian. Ne duhet të shkëmbejmë eksperiencat dhe përvojat për Integrimi në BE”, tha Begaj. Ashtu siç e do tradita, liderët u rreshtuan për foton familjare. Krah Begajt qëndruan Presidenti i Kroacisë dhe ajo e Sllovenisë, ndërsa nuk munguan as Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i shtetit të Serbisë Aleksandër...