Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim
Pak çaste pasi Sali Berisha zyrtarizoi mbështetjen ndaj Florian Binajt si kandidat për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, janë mbledhur aleatët opozitarë. Fatmir Mediu sapo mbërriti në Partinë Demokratike, ndërsa i pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga nëse do ta mbështesë kandidatin Binaj, Mediu tha se do e komentojë pas mbledhjes. Belind Këlliçi nga ana tjetër ka nisur bisedimet me Agron Shehaj. Kreu i Partisë Mundësia është më skeptiku për kandidaturën, pasi mbështet Ermal Hasimjan. Ndërkohë burimet bëjnë me dije edhe Partia e Lirisë e mbështet kandidaturën e Florian Bianj, e po ashtu Adriatik Lapaj i ‘Shqipëria Bëhet’. “Inkurajojmë qytetarë të tjerë të angazhuar në bashkitë ku ka zgjedhje të shpallin kandidimin si të pavarur. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do t’i mbështes. Ja kështu demokratizohet...