Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
U denoncua i humbur, gjendet i moshuari në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 16.09.2025, për kallëzimin e një shtetasi, për largimin nga banesa të babait të tij, shtetasit I. A., 82 vjeç, banues në Gjirokastër, bëjmë me dije se ky shtetas u gjet dhe u kthye në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.