Kumbaro uron nga Shkodra nisjen e vitit të ri akademik: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë

Kumbaro uron nga Shkodra nisjen e vitit të ri akademik: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo u shpeh se ky është një universitet me traditë të fortë që ka ruajtur ekuilibrin dhe ka ditur të përshtatet me ndryshimet e mëdha duke u bërë edhe shtëpia e studentëve nga trevat shqiptare, por duke qenë edhe pjesë e rrjeteve dhe bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare. Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u ndal tek politikat e arsimit të lartë me fokus zonën europiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, por edhe dyfishimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen e programeve të doktoraturës. “Me reformën e arsimit të lartë, kemi siguruar cilësinë e institucioneve tona arsimore, ç’ka do të thotë një garanci për diplomën tuaj nesër. Por...