Makth mbi 4,900 metra, alpinistët luftojnë për jetën në Everest

Makth mbi 4,900 metra, alpinistët luftojnë për jetën në Everest

Alpinistët po përballen me kushte ekstreme të motit pas një stuhie të pazakontë dëbore në Kinë. Qindra persona janë bllokuar në malin Everest dhe është dashur një operacion i madh shpëtimi. Autoritetet kineze thonë se rreth 350 persona janë evakuuar, por të paktën 200 të tjerë mbeten të bllokuar në zonën turistike të Everestit, nga ana tibetiane e kufirit. Turistët kishin shkuar atje për “Golden Week”, një periudhë pushimesh 8-ditore në Kinë. Por reshjet e dendura të dëborës prej 3 ditësh, bllokuan qindra persona në kampet mbi 4 900 metra lartësi. “Ishte moti më i vështirë që kam përjetuar ndonjëherë”, tha një alpinist kinez, duke përshkruar se bora kishte mbuluar pothuajse të gjithë majën e malit. Shumë nuk mund të flinin sepse bora grumbullohej shpejt...