Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

Nga Odise Plaku E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas. E di grua që prapë si dikur do të dua,nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta. Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.Unë të renë përrallë do t’u stërhollojë si dhuratë,ti marrë me vete e mos të na bëjnë shamatë. ObserverKult Lexo edhe: ODISE PLAKU: VOGËLUSHIT TIM Për jetët e vogëlushëve të ndarë padrejtësisht...