Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Filmat e komunizmit/ Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?
Me qindra prodhime kinematografike të realizuara në 45 vite komunizëm, filmi u përdor si mjeti më i fuqishëm i propagandës në Shqipëri. Të vendosur në një kuadër ideologjik, shumë prej filmave shfaqin një realitet të shtrembëruar, ku nuk ka tension, as frikë, ku populli bashkëpunonte me pushtetin. Përmes filmit me metrazh të shkurtër “Një histori e parrëfyer”, i prezantuar në Arkivin Qendror të Filmit, studiuesja e teatrit dhe kinemasë tregon çfarë ndodh kur dy realitete të ndryshme politike përpiqen të krijojnë një film artistik marrë nga i njëjti burim jetësor. “Ka filma që kanë shtrembëruar historinë, të cilët duhet t’i shohim në mënyrë kritike, por ka filma që mbajnë të vërteta njerëzore, të cilat mbeten po ashtu sikurse janë, sidomos kur janë marrëdhënie të kushtëzuara...