Rast në flagrancë/ U kap mat duke shitur kokainë, arrestohet i riu, e pëson dhe ‘blerësi’

Rast në flagrancë/ U kap mat duke shitur kokainë, arrestohet i riu, e pëson dhe ‘blerësi’

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për një rast të shitjes së drogës. Pas hekurave ranë shtetasit Alkido Ahmetaj dhe Silvio Xhaferraj. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point” Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale...