Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho
Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’. Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia. Si ndodhi ngjarja: Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan. Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i...