Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Kritike, situata në arsim’/ PL, Haxhiu: Qeveria dështoi, rrezikohet e ardhmja e një brezi të tërë!
Partia e Lirisë e konsideron arsimi në Shqipëri, në një situatë kritike që rrezikon të ardhmen e një brezi të tërë. Në deklaratën për media nga selia e PL, zëvendëssekretarja Brunilda Haxhiu tha se politikat e qeverisë kanë dështuar të garantojnë cilësi, barazi dhe mundësi reale për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, pasi shkollat janë kthyer në pasqyra të një realiteti të shoqërisë shqiptare, ku pabarazitë sociale thellohen dhe shkollat nuk arrijnë dot të garantojnë as sigurinë e fëmijëve tanë. Teksa iu referua ngjarjes së fundit të ndodhur në gjimnazin ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, zyrtarja e PL, theksoi se prindërit sot kanë frikë të dërgojnë fëmijët në shkolla për t`i arsimuar, ndërsa si zgjidhje shohin arsimin privat. Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë...