Vdekja e 3-vjeçarit, ‘arrest shtepie’ për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Vdekja e 3-vjeçarit, ‘arrest shtepie’ për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Është arrestuar mjeku anestezist Roland Xhaxho. Mjeku është nën hetim që pas vdekjes e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Vendimi për masën ndaj e dy mjekëve baba e bijë, erdhi pas mbërritjes së aktit të ekspertimit mjeko ligjor nga Italia. Arrestimi është bërë për "vrasje nga pakujdesia" për mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë që edhe për vajzën e tij Ina Xhaxho është vendosur  masa arrest në shtëpi. Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale 'Vrasje nga pakujdesia'. Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, ndërsa gjykata e e Tiranws i la atë në "arrest shtëpie:, bashkë me të bijën, Ina Xhaxho. Më 28 shtator 2023, kur klinika 'Splendent' mori përsipër të kryejë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në 14 dhëmbë...