“Të përgjigjet për takimin Antimafia në Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi: Të japë sqarime

“Të përgjigjet për takimin Antimafia në Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi: Të japë sqarime

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me takimin e dokumentuar nga Antimafia italiane në Aruba. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, ka njoftuar interperlanca ka të bëj me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë shqiptare dhe fuqizimin e tij përmes lejeve, licencave dhe fondeve publike. Sipas Bardhit, është koha që kryeministri të japë llogari para Kuvendit për lidhjet e qeverisë me eksponentë të botës së krimit, përfshirë edhe takimin e dokumentuar nga Antimafia italiane në ishullin Aruba. PD kërkon që Rama të shpjegojë publikisht nëse ka njohuri apo përfshirje direkte në marrëdhënie me persona të shpallur si drejtues të organizatave ndërkombëtare të trafikut...