Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Vijon gjuetia e paligjshme në Zagori, policia ndalon 4 persona
                            POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 41 vjeç, M. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 40 vjeç, banues në Gjirokastër dhe M. Ç., 61 vjeç, banues në Zagori, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se kanë shkelur Moratoriumin e Gjuetisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 armë gjahu, që ata i mbanin me leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.