Zyrtare/ Opozita mbështet Florian Binajn si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e Tiranës

Zyrtare/ Opozita mbështet Florian Binajn si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve. “Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bë nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai. Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në...