Botërori 2026/ Juljan Shehu e Qazim Laçi flasin për ndeshjen kundër Serbisë: Të japim maksimumin, të vazhdojmë ëndrrën tonë

Botërori 2026/ Juljan Shehu e Qazim Laçi flasin për ndeshjen kundër Serbisë: Të japim maksimumin, të vazhdojmë ëndrrën tonë

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv. Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne...