Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PD mbështet kandidaturën Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit
Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë aktorin e njohur Florjan Binaj si kandidatin e saj për kryetar bashkie në Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor. Lajmi u konfirmua nga lideri i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat. Ai bëri me dije se zgjedhja e Binajt erdhi pas një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku janë shqyrtuar me kujdes kandidatura të shumta, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora. “Jam sot këtu për të informuar qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se, mes shumë kandidaturave të vlefshme të paraqitura nga personalitete të Partisë Demokratike dhe figura të pavarura nga fusha të ndryshme, grupi i mandatuar nga PD do t’i propozojë aleatëve opozitarë mbështetjen e përbashkët për kandidaturën e...